Kryetari i fshatit Shakall në Klos, aty ku ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin një natë më parë, thotë se emergjencat civile pranë bashkisë po neglizhojnë situatën dhe nuk po vijnë të verifikojnë dëmet. Abdulla Muça, shtëpia e të cilit po ashtu është dëmtuar, shprehet se disa shtëpi janë të dëmtuara por askush s’ka ardhur për t’i parë.