Top Channel/ Dëmet e stuhisë së pazakontë. Policia, zjarrfikësit në terren, problem 5 qarqe
03/11/2023 22:30

Intensiteti i stuhisë “Kirën’ që goditi pjesën më të madhe të Europës dhe kaloi në vendin tonë mesditën e 3 nëntorit ra në orët e mbrëmjes, ku reshjet ishin më të dobëta ndërsa uji u tërhoq nga rrugët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se reshjet e shiut në formën e shtrëngatave do të vijojnë deri të dielën. Për këtë arsye policia e shtetit ka kaluar në gadishmëri në të gjithë vendin për të menaxhuar situatën ndërsa evidenton si zona me rrezik më të lartë: Tiranën, Lezhën, Fushë Krujën, Durrësin dhe Elbasanin. Në gadishmëri janë edhe forcat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile. Vetë kryeministri Rama iu bashkua apeleve që lëshuan institucionet që qytetarët të bëjnë kujdes ndërsa theksoi se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet. "Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor" shkruajti Rama në Facebook. Për shkak të stuhisë reshje të pazakonta përfshinë kryeqytetin përmbytën disa rrugë në Tiranë, duke krijuar dhe një bllokim të lëvizjes së makinave me orë. lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të Unazës. Po kështu si pasojë e shiut dhe erës së fortë në afërsi të Pallatit me Shigjeta u shkëput një objekt, i cili dëmtoi në kokë një 37-vjeçar, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore. Në afërsi të zonës së Kinostudios tek Rruga Ura, një pemë u thye duke bllokuar qarkullimin. Në kryeqytet po punojnë 10 njësi nga zjarrfikëset dhe ushtria, për situatat e krijuara në zonën e Yrshekut, në biznese dhe institucione; në zonën e Mëzezit, në kombinat dhe tek Pallati me Shigjeta Në Durrës disa rrugë u bënë të pakalueshme për këmbësoret dhe automjetet. Edhe autostrada Tiranë-Durrës u bllokua nga trafiku. Stuhia bllokoi edhe rrugën e Arbrit në Dibër, ndërsa gjatë mbrëmjes, në dalje të qytetit të Klosit, një pjesë e rrugës tek nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave edhe në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”. Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në qytet era e fortë rrëzoi një pemë të madhe pranë bashkisë duke zënë poshtë 4 makina. Përtej kushteve të vështira atmosferike, prej disa orësh punonjës të bashkisë Shkodër po punojnë për zhbllokimin e rrugës Theth - Ndërlysaj, e cila është bllokuar në 3 vende si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjes së gurëve. Stuhia goditi dhe Elbasanin por deri në mbrëmje nuk u raportuan problematika në qytet apo në qark. Kushtet e përkeqësuar atmosferike në gjirin e Vlorës dhe Shëngjin, sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në mesditë. Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit të Vlorës, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmes një raporti për dëmet e shkaktuara nga stuhia, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se nuk janë në funksion 64 fidera, kryesisht në zona rurale. Forcat e emergjencave nuk do ta ndalin punën për riparimin e dëmeve dhe zhbllokimin e akseve me probleme edhe gjatë orëve të natës.

Top Channel/ Zjarret, 10 vatra ende aktive/ Flakët shkrumbuan 34.5 hektarë tokë
06/08 23:17
Top Channel/ Protesta e 68-të në Tiranë/ Protestuesit thirrje për Gjykatën e Lartë: Pezulloni…
06/08 23:13
Top Channel/ Dëshmia/ Rrëfehet Kejdi Banaj që u kap teksa transportonte 4 pistoleta “Glock”
06/08 23:10
Top Channel/ Durrës, punëtori vdes në kantier/ 40-vjeçari u transportua në spital, por nuk mbijetoi
06/08 23:10
Top Channel/ “14, 15 e 16 do vij Diaspora”, protestuesit: Rama nuk ka shpëtim, nuk do ndalemi
06/08 22:59
Top Channel/ Zjarri përfshin banesën dy katëshe në Fier, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
06/08 22:32
Top News – Rama, ‘retreat’ me ministrat në Pogradec. Mbledhje dyditore, mund të thërrasë Asamblenë
06/08 22:29
Top News- U dënua me 14 vite burg nga SPAK. Ekstradohet nga Kolumbia ‘Kimisti’ i kokainës në Frakull
06/08 22:29
Top Channel/ “Shqipëri etike”, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë me thirrjen: Ju erdhi fundi
06/08 22:27
Top Channel/ Zjarri aktiv ende në Panahor-Ngraçan, zjarrfikëset në vështirësi për shkak të errësirës
06/08 21:45
Top Channel/ “Nuk ikim pa dorëheqjen e Ramës”, protestuesit në bulevard: Do ta vendosë sovrani me…
06/08 21:42
Top Channel/ “Turp, turp”, protestuesit drejt Kryeministrisë: Rama burg, Berisha burg
06/08 20:37
Top Channel/ “Instituti i Tumoreve po funksionon”/ Sala: 10-vjeçari mposhti tumorin në stadin IV
06/08 19:48
Top Channel/Rekord, shqiptarët 5.4 mld € “cash”/Paraja e xhepit sfidon bankat pavarësisht kufizimeve
06/08 19:43
Top Channel/ Harta e re në Kushtetuese/ Boçi: Ndihmë ndërkombëtarëve për referendum, kërkesë KQZ-së
06/08 19:35
Top Channel/ Rama mbledh qeverinë në Pogradec/Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht
06/08 19:30
Top Channel/ Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, ndërhyrja nga ajri
06/08 19:22
Top Channel/ Ministrja Sala në spitalin Onkologjik: 10-vjeçari mposht tumorin në stadin IV
06/08 18:46
Top News – Kushtetuesja pa vendim për ‘Diellën’. Bardhi: Gjykata ka shkelur ligjin, vonesa e…
06/08 17:02
Top News – Lamallari dhe Hita inspektim në Himarë: Punojmë për të garantuar sigurinë e turistëve!
06/08 16:54