Top Channel/ Dëmet e stuhisë së pazakontë. Policia, zjarrfikësit në terren, problem 5 qarqe
03/11/2023 22:30

Intensiteti i stuhisë “Kirën’ që goditi pjesën më të madhe të Europës dhe kaloi në vendin tonë mesditën e 3 nëntorit ra në orët e mbrëmjes, ku reshjet ishin më të dobëta ndërsa uji u tërhoq nga rrugët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se reshjet e shiut në formën e shtrëngatave do të vijojnë deri të dielën. Për këtë arsye policia e shtetit ka kaluar në gadishmëri në të gjithë vendin për të menaxhuar situatën ndërsa evidenton si zona me rrezik më të lartë: Tiranën, Lezhën, Fushë Krujën, Durrësin dhe Elbasanin. Në gadishmëri janë edhe forcat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile. Vetë kryeministri Rama iu bashkua apeleve që lëshuan institucionet që qytetarët të bëjnë kujdes ndërsa theksoi se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet. "Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor" shkruajti Rama në Facebook. Për shkak të stuhisë reshje të pazakonta përfshinë kryeqytetin përmbytën disa rrugë në Tiranë, duke krijuar dhe një bllokim të lëvizjes së makinave me orë. lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të Unazës. Po kështu si pasojë e shiut dhe erës së fortë në afërsi të Pallatit me Shigjeta u shkëput një objekt, i cili dëmtoi në kokë një 37-vjeçar, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore. Në afërsi të zonës së Kinostudios tek Rruga Ura, një pemë u thye duke bllokuar qarkullimin. Në kryeqytet po punojnë 10 njësi nga zjarrfikëset dhe ushtria, për situatat e krijuara në zonën e Yrshekut, në biznese dhe institucione; në zonën e Mëzezit, në kombinat dhe tek Pallati me Shigjeta Në Durrës disa rrugë u bënë të pakalueshme për këmbësoret dhe automjetet. Edhe autostrada Tiranë-Durrës u bllokua nga trafiku. Stuhia bllokoi edhe rrugën e Arbrit në Dibër, ndërsa gjatë mbrëmjes, në dalje të qytetit të Klosit, një pjesë e rrugës tek nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave edhe në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”. Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në qytet era e fortë rrëzoi një pemë të madhe pranë bashkisë duke zënë poshtë 4 makina. Përtej kushteve të vështira atmosferike, prej disa orësh punonjës të bashkisë Shkodër po punojnë për zhbllokimin e rrugës Theth - Ndërlysaj, e cila është bllokuar në 3 vende si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjes së gurëve. Stuhia goditi dhe Elbasanin por deri në mbrëmje nuk u raportuan problematika në qytet apo në qark. Kushtet e përkeqësuar atmosferike në gjirin e Vlorës dhe Shëngjin, sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në mesditë. Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit të Vlorës, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmes një raporti për dëmet e shkaktuara nga stuhia, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se nuk janë në funksion 64 fidera, kryesisht në zona rurale. Forcat e emergjencave nuk do ta ndalin punën për riparimin e dëmeve dhe zhbllokimin e akseve me probleme edhe gjatë orëve të natës.

Top Channel/ Sot Fitër Bajrami! Kreu i KMSH: Agjërimi forcoi solidaritetin dhe bashkimin
20/03 00:05
Pse rritet çmimi në Shqipëri më shumë se në Kosovë?! Ministria përplaset me Dudushin
19/03 23:35
“Taksa e qarkullimit mbush arkën e shtetit! Ministria të ketë respekt për veten”, Teliti ngre tonet
19/03 23:35
Top Channel/ Greqia: Nuk u përfshimë në luftë, opozita: raketat tona na futën në konflikt
19/03 23:23
Top Channel/ Qeveria miraton pagesat e transportit për ata që shërbejnë jashtë vendbanimit
19/03 23:23
Top Channel/ Netanjahu: Trump nuk merr urdhra, Izraeli s’e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin sot
19/03 23:22
Top Channel/ “Je shumë e bukur…”, Rogerti ‘flirton’ me Brikenën: A ka mundësi që…
19/03 23:04
Top Channel/ Pak orë pas lirimit nga paraburgimi, reagon për herë të parë Gjesti: Jam penduar, por…
19/03 22:07
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme,Trump: Nuk do të dërgoj trupa në Iran, po të kisha plan nuk…
19/03 21:53
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, administrata e SHBA shqyrton vendosjen e trupave tokësore në…
19/03 21:19
Top Channel/ Ja se si e festojnë besimtarët myslimanë përfundimin e Ramazanit në Korçë
19/03 21:12
Top News- Drejtori i burgut me ‘shtëpi bari’/ Dorëzohet në policinë e Elbasanit, mohon përfshirjen
19/03 20:33
Top Channel/ “Ka kimi mes nesh, por jam i martuar”, Brikena i kthehet ashpër Rogertit
19/03 20:25
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top News – Kërkesa e deputetëve të ‘Mundësisë’. Interpelancë me zv.kryeministren për Rrjollin
19/03 20:11
Top Channel/ Banda e “Bajrajve” në gjyq për krimin e bujshëm në Shkodër
19/03 20:01
Top Channel/ Gjyqi për eliminimin e 15-vjeçarit në Korçë, dosja e të miturit në gjykatë
19/03 19:57
Top Channel/ Vetëdorëzohet në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa mohon akuzat
19/03 19:52
DIGITALB DIGITALB