Dhjetëra hektarë sera në fshatin Selitë të Cerrikut janë shkatërruar nga stuhia që përfshiu zonën pasditen e së premtes. Mjaftuan 10 minuta që mundi i viteve të tëra të shkonte dëm. Era e fortë ka dëmtuar, jo vetëm plastmaset dhe të mbjellat, por të gjithë strukturën metalike mbajtëse. Dëmet llogariten ne qindra milionë lekë.