Qyteti i Delvinës është tashmë “Ansambël Arkitektonik Urban”. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli qytetin jugor pasuri kulturore të paluajtshme, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, përfshirë banesat, objektete e kultir, rrugët dhe sheshet. Benida Kraja - Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Trashëgimisë Kulturore - Objektet janë kryesisht banesa, ajo çfarë ndodh brenda Ansamblit Arkitektonik është ndërthurja e këtyre banesave dhe objekteve trë kultit. Ka një sërë objektesh kulti që janë pjesë e këtij Asnambli. Janë elementët e gurit të fasadës, dekoracionet, ballkonet e rrethuara me oborr prej guri. Janë disa elementë ku duhet të ndërhyhet. Nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por i hapet rrugë ndërhyrjeve restauruese, teksa në qytetin historik shumë ndërtesa janë në prag degradimi.