Delfinët kanë shoqëruar dhe dhuruar spektakël ne det per turistët që ishin duke shijuar gadishullin e Karaburunit, dhe ujin e kristalte pranë Gjirit të Bristanit. Turistë anglezë, gjermanë dhe francezë, të cilët po lundronin me një mjet lundrues tip gomone në këtë zonë, janë surprizuar nga prania e delfinëve që kanë ndjekur për disa minuta udhëtimin e tyre pranë brigjeve të Karaburunit. Siç duket edhe në pamje, delfinët kanë shoqëruar mjetin lundrues, duke krijuar momente të veçanta për vizitorët e huaj që po eksplorojnë bukuritë natyrore të rivierës shqiptare.