Top Channel/ Del videoja 3D: Ja si ndodhi aksidenti, çfarë kishte pranë gomave rezervë!
24/11/2021 14:09

Mediat bullgare kanë publikuar një video 3D ku tregohet në mënyrë të detajuar sesi mund të ketë ndodhur përplasja fatale, që coi në vdekjen e 45 personave, shumica fëmijë e të rinj. Videoj tregon sesi autobusi është përplasur një herë më herë me një bordurë anësore, ka devijuar e pastaj ka goditur bordurën tjetër, dhe pjesë e përparme e tij brenda pak sekondash kthehet në një lëmsh flakësh. Dyshime të mëdha rrethojnë këtë moment. Si mundi autobusi të shpërthente aq shpejt? Policia bullgare ka hedhur pretendimin se pranë gomave rezervë, ka pasur dhe fuci nafte. “Rruga ishte e gjitha me naftë. Autobusi ecte me 100km në orë dhe nuk kishte shenja frenimi. Aksidenti me shumë mundësi, ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor”, tha Vasko Pirgov, sekretar për Sigurine i Pernikut. “Sipas informacioneve fillestare të mediave bullgare, në autobus ka pasur karburant i cili është blerë në Turqi për shkak se është më i lirë se në Maqedoni dhe Bullgari. Zjarri ka shpërthyer nga ky karburant dhe kjo është një nga arsyet e fatkeqësisë. Qarkullojnë informacione se autobusi kur ka dalë nga rrethimi mbrojtës, ka ecur 50 metra pa ndalur. Nuk ka shenja frenimi, që do të thotë se ka humbur kontroll mbi automjetin. Kur ka goditur bankinën, ka rënë zjarr; njerëzit ishin grumbulluar në një nga dyert e autobusit”, tha për TV21 gazetarja, Patricija Kirova. Sipas Kirovës, ka të dhëna se autobusi nuk ka pasur shofer të dytë, ndërkohë që për udhëtime të tilla të gjata duhet patjetër një zëvendësues.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30