Një variant i ri i Covid 19, edhe më infektues se të gjithë të tjerët është shfaqur së fundi. Ai vjen nga Afrika e Jugut, ku po përhapet me një shpejtësi të frikshme sipas autoriteteve të shëndetësisë. Konsiderohet se ky variant ka pësuar numrin më të madh të mutacioneve nga të gjitha të tjerat. Këto janë ditët e para të identifikimit të tij.