Partia Socialiste fiton dy bashkitë e para. Mbyllet numërimi i të gjitha kutive të votimit në Bashkitë e Rrogozhinës dhe të Vorës. Në të dyja këto bashki, Partia Socialiste kryeson ndaj koalicionit opozitar me mbi 50% të votave. Në Rrogozhinë, është mbyllur numërimi në 56 qendrat e votimit, dhe rezulton se PS ka siguruar 4864 vota, kundrejt Partisë Demokratike me 3481 vota. Ndërsa, në Vorë, ku u realizua sërish votimi elektronik, rezultati në 44 qendrat e votimit për socialistët është edhe më i thellë. Partia Socialiste ka siguruar 8082 vota, ndërsa koalicioni opozitar 4803 vota. Në të dyja bashkitë e Qarkut të Tiranës, ku tashmë është shpallur rezultati final, forcë e tretë rezulton koalicioni i Adriatik Lapajt “Nisma Shqipëria Bëhet”, i cili në Vorë ka marrë 260 vota, ndërsa në Rrogozhinë 131.