Libri i shumëdiskutuar autobiografik i Princit Harry u botua më në fund, me hollësi të reja mbi sherret e brendshme në radhët e familjes mbretërore britanike, pohime-bombë mbi marrëdhëniet mes anëtarëve të saj si dhe përshkrime të mënyrës sesi u dashurua me të shoqen, Meghan Markle. Pjesa e parë e këtyre kujtimeve megjithatë, duket se është ajo që i intereson më shumë publikut britanik.