Edhe pse në kushtet aktuale duket e vështirë që të arrihet një njohje zyrtare e Kosovës nga Serbia, përpjekjet e shtuara diplomatike perëndimore duket se kanë një objektiv të qartë: Edhe nëse Beogradi e shmang tani pranimin e Kosovës në OKB, që interpretohet si njohje joformale e Kosovës, pas disa vitesh pritet që ai ta bëjë këtë zyrtarisht. Ky është thelbi i tekstit të një dokumenti që vjen nga zyrat e diplomatëve europianë të cilët po punojnë për zbatimin e Marrëveshjes Evropiane.