Ervin Demo ka nisur zyrtarisht detyrën si ministër i Punëve të Brendshme, pasi është betuar këtë të premte, më 18 shtator, në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë. Ceremonia zyrtare u hap me ekzekutimin e Himnit Kombëtar. Më pas u bë publik dekreti i Presidentit për emërimin e Demos në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.