Shkëlzen Doli, një nga violinistët më virtuozë shqiptarë në botë, anëtar i orkestrës filarmonike të Vjenës, është dekoruar me titullin e nderit të Austrisë nga Presidenti austriak, Dr. Alexander Van der Bellen për merita në shërbim të Republikës së Austrisë. Publiku shqiptar e kujton ende videon e bukur me muzikë shqiptare të realizuar prej tij, që u transmetua gjatë koncertit të madh të Vitit të Ri në mbarë botën.