Top Channel/ Deklaratat e Netanyahu-s në Kongresin e SHBA, kritika për të: Po shtrembëron faktet
25/07/2024 21:28

Meida të ndryshme ndërkombëtare kanë kritikuar kryeministrin izraelit për shtrembërime të veprimeve të ushtrisë në Gaza, duke u përpjekur të mbulojë faktet në fjalën e tij në Kongresin e SHBA. Një nga pasaktësitë kryesore të Netanyahu gjatë fjalimit të tij një orë të gjatë ishte pretendimi se “asnjë civil nuk është vrarë në qytetin jugor të Rafah”, i cili u pushtua nga ushtria e Izraelit në fillim të majit, sipas rrjetit turk Anadolu. Shumë raportime kanë folur për bombardime e sulme ajrore me viktima civile në qytetin e Gazës. Disa ligjbërës demokratë nuk ndoqën fjalimin në Kongres ndërsa jashtë ndërtesës së Capitol protestuesit bënin thirrje për ndalimin e luftës në Palestinë. Rrjeti vendas The Associated Press shkruante: “Netanyahu, popullariteti i të cilit ka rënë ndjeshëm që prej nisjes së luftës, përpiqet ta portretizojë veten si shtetar i respektuar si në Izrael dhe në Uashington”. Rrjeti Washington Post theksoi komentin e Netanyahu për lejimin e ndihmës humanitare në Palestine, që ishte në kontradiktë me deklaratat e agjencive të OKB dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmës. Rrjeti Politico shkruante se Netanyahu refuzonte akuzat për sulmet e Izraelit në Gaza, duke thënë se kjo nuk do të sjellë ndryshime në mbështetjen për Izraelin, si të demokratëve apo republikanëve amerikanë. CNN tha se Netanyahu “gënjeu për rolin e Izraelit në krizën civile e humanitare në Gaza, duke theksuar se në fjalim ai u fokusua vetëm në luftën dhe ‘armiqtë’ e tij që ishin Irani, Gjykata e Hagës, dhe protestuesit pro-Palestinë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50