Top Channel/ Deklarata nga samiti i G20: Planin i SHBA s’mund të zbatohet pa dakordësinë e Kievit
22/11/2025 22:36

Udhëheqësit evropianë shprehën shqetësim në lidhje me planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, pasi thonë se projekt-propozimet do të kërkojnë punë shtesë. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në samitin e G20 të zhvilluar në Afrikën e Jugut, ata thanë se plani "përfshin elementë të rëndësishëm që do të jenë thelbësorë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", por përmendën shqetësime mbi kufijtë dhe kufizimet për forcat e armatosura të Ukrainës. Deklarata vjen një ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Kievi përballet me "një nga momentet më të vështira në histori" për shkak të presionit për të pranuar planin - detajet e të të cilit janë parë si të favorshme për Moskën. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Ukrainës afat deri më 27 nëntor për të pranuar planin me 28 pika, ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ai mund të jetë "baza" për një zgjidhje. Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga udhëheqësit e Kanadasë, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Japonisë, Holandës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Norvegjisë. E nënshkruan edhe dy zyrtarë të lartë të BE-së. Në deklaratë thuhej: “Jemi të gatshëm të angazhohemi për të siguruar që një paqe e ardhshme të jetë e qëndrueshme. Jemi të qartë në parimin se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë.” "Ne jemi gjithashtu të shqetësuar nga kufizimet e propozuara për forcat e armatosura të Ukrainës, të cilat do ta linin Ukrainën të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme."

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58