Qeveria shqiptare ka reaguar ashpër me një note proteste ndaj deklaratës me tone diskriminuese e selektive të ministrit anglez të shtetit për emigracionin, Robert Jenrick ndaj emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Alastair King-Smith, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, mbërriti në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë reagimin e Shqipërisë në formën e një note proteste.