Një prej vajzave që i shpëtuan tragjedisë, kishte udhëtuar me të fejuarin drejt Turqisë në fundjavë, dhe ishte pikërisht ai që e nxorri nga ferri i flakëve. Babai i saj thotë se lajmin e mësoi nga mediat sociale. Dhëndri dhe e bija janë hedhur nga dritarja; ajo ka hedhur këmbën e sot operohet. “Kur mësova që janë gjallë fillova të qaj”, thotë ai.