Projektbuxheti i vitit të ardhshëm ka planifikuar të harxhojë për mbulimin e deficitit të skemës së pensioneve 36.6 miliardë lekë apo 360 milionë euro. Shuma e planifikuar është 17% më e lartë se viti 2023. Në këto kushte ekspertët sugjerojnë marrjen e një sërë masash për të ulur vlerën e deficitit.