Të gjitha fluturimet e brendshme në SHBA janë ndalur për disa orë për shkak të një defekti me sistemin e kontrollit të fluturimit. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se ka një problem me sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme në rrugët e fluturimit.