Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiu e dëborës në lartësitë mbi 1100 metra. Trashësia e dëborës në Dardhë varion nga 20-30 cm, në Voskopojë e Qafa e Qarrit deri 5 cm. Akset rrugore nacionale dhe ato dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme. Ka filluar nga bashkia Korçë hapja e segmentit dytësor Vithkuq-Shtyllë-Panarit. Nga raportimet e marra nuk ka problematika emergjente, ka patur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por që është mbajtur nën kontroll nga punonjësit e OSHEE.