Në shtetin e Rio Grande do Sul, në jug të Brazilit, rezidentët u zbavitën nga reshje të pazakonta dëbore mbrëmjen e djeshme, ndërsa temperaturat ranë në -5 gradë Celsius. Në disa zona si Santa Catarina, temperaturat kanë arritur deri në -8 gradë, duke sjellë të ftohtë ekstrem e dëborë në zonat malore në fund korriku. Por agjencitë turistike kanë qetësuar pushuesit që kanë ardhur në Brazil për plazh, duke thënë se vala e të ftohtit nuk do të zgjasë. Ndërkohë valën e parë të të ftohtit të pazakontë, brazilianët e përjetuan fillimisht në fund të qershorit, teksa dëbora u rikthye brenda muajit.