Moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në qarkun e Elbasanit. Reshjt e shiut kane qenë me intensitet mbi mesataren dhe intensitet të lartë gjatë natës ndërkohë që vijojnë ende. Në lartësitë mbi 1 mijë metra kanë nisur reshjet e dëborës të cilat vijojnë me intensitet të lartë. Ka disa fshatra të bllokuar në bashkitë e Elbasanit, Librazhdit, Përrenjasit gjithashtu. Është fshati Benë I bllokuar në Bashkinë e Elbasanit. Përsa i përket akseve nacionale janë lehtësisht të kalueshme, edhe pse gjatë natës ka pasur probleme përsa i përket rrëshqitjes së tokës dhe rënies së gurëve në rrugë.