Top Channel/Dëbohen qindra shqiptarë/Ministri emigracionit jep të dhënat e zbatimit të marrëveshjes
04/06/2023 15:06

Ministri britanik i Emigracionit u detyrua të kapërdijë deklaratën e vetë gjatë një interviste dhënë për kanalin televiziv informative SkyNews, kur u pyet për numrin e shqiptareve të ardhur me gomone që ishin rikthyer në Shqipëri nga Britania pas marrëveshjes së dhjetorit mes Ramës dhe Sunak, të cilën ai e cilësoi si “marrëveshje të artë”. Ne përgjigje të pyetjes se sa janë shqiptaret e rikthyer, Robert Jenerick fillimisht tha se ishin me mijëra, por falë këmbënguljes së gazetares britanike, nëse mes tyre ishin edhe kriminelët nëpër burgje apo të ardhurit me gomone, ai e çoj shifrën nga mijëra në qindra shqiptarë të rikthyer, nga ata që kishin ardhur me gomone. Edhe pse tha se jemi ende herët për rikthime më të mëdha, ministri i Emigracionit përmendi edhe rekurset ligjore të minutës së fundit nga avokatët, ndërkohë që pranoj se shumë nga të ardhurit janë nëpër hotele ose kanë kaluar në të zezë. Në këtë mënyrë ministri britanik konfirmoi atë çka ka raportuar muaj më parë Top- Channel sapo u njoftuan masat drakonian anti-emigracion. Në kushtet kur duan t’i kthejnë të ardhurit dhe të mos u lejohet aplikimi për azil, ato përbënin një sinjal të qartë se të ardhurit do ishin me kohë borxh dhe gjasat për kalimin në të zezë shtoheshin dukshëm, çka siç konfirmohet se ka ndodhur. Kalimet me gomone vazhdojnë nëpër La Mansh dhe numri i shqiptarëve është i ulët deri më tani. Ndërkohë për Britaninë, Shqipëria është momentalisht vendi i vetëm ku mund të rikthejë të ardhurit ilegalisht vitin e kaluar që ishin mbi 45 mijë nga shumë kombësi të botës, mes tyre vetëm afro 14 mijë shqiptarë.

Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36
Top Channel/ 200 të vdekur nga sulmet në Liban, Irani: “Shkelje e rëndë e armëpushimit”!
09/04 11:35
Top Channel/Irani mbylli Hormuzin- rritet prapë nafta,Vance: S`e kuptoj ç`punë kanë ata me Libanin!
09/04 11:34
Top News – Zhytje e zjarrtë me 40 mijë km në orë / Ekuipazhi i ARTEMIS II kthehet ‘me gjëra të mira’
09/04 11:19
Top News – 100 sulme në vetëm 10 minuta / Izraeli rrafshon Libanin, dita më vdekjeprurëse e luftës
09/04 11:18
Top News- Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit / Trump kërcënon me veprime nëse prishet armëpushimi
09/04 11:10
Top News – Izraeli në ‘luftë të përjetshme’…ndërsa SHBA dhe Irani flasin për armëpushim
09/04 11:10
Top Channel/Marrëveshja SHBA-Iran, cfarë dihet deri tani? Ndryshe versionet në anglisht e persisht?!
09/04 11:06
Top News – ‘Armëpushimi u shkel’. Irani – U sulmua Libani, SHBA e do ‘tortën’ për vete
09/04 09:44