Ushtria amerikane tashmë mban rreth 68 persona në burgun e saj në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, në kuadrin e përpjekjeve për të ndihmuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare me dëbimet masive. Komandanti i Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr bazën detare amerikane në Gjirin e Guantanamos, informoi ligjvënësit të mërkurën për shifrën e përditësuar, por tha se nuk mund të jepte ende detaje se sa do të kushtojë pritja e një numri në rritje individësh.