Kuvendi po debaton buxhetin për vitin 2023 për të cilin ka shumë debate jo vetëm mes pozitës dhe opozitës por kritika edhe nga deputetë të mazhorancës. “Shtresa e mesme është kthyer në gomarin që mban peshën e taksave. Kjo është pamja më e saktë që ka Shqipëria sot, përtej politikës”, tha Tabaku. Në ditën e parë të diskutimeve, Jorida Tabaku në emër të opozitës ka paraqitur vërejtjet e saj kryesore.