Top Channel/ Debati për “Paketën e Maleve”, opozita kërkoi shfuqizimin e ligjit
21/09/2026 19:58

Në Komisionin e Burimeve Natyrore, deputeti Redi Muçi solli kërkesat e protestuesve të “Flamingos” për shfuqizimin e ligjit të “Paketës së Maleve”, i cili, sipas tij, do të favorizojë investitorët dhe jo banorët lokalë. “Ata që janë të aftë të investojnë apo të tërheqin investitorë mund të përfitojnë, ndërsa ata që nuk e kanë këtë mundësi mbeten në statusin aktual të poseduesit, jo pronarit. Ky ligj rezulton të tjetërsojë 23% të territorit të Shqipërisë, me një mekanizëm që deri më tani ka rezultuar si mekanizëm për pastrimin e parave.” Ky mendim u hodh poshtë nga deputeti i PS-së, Pirro Vëngu. “Pretendimi sipas të cilit qytetarëve do t’u merren pronat duket politikisht i fortë, por, kur thellohemi juridikisht, është i cekët. Sepse, para se të nisë procesi, ndiqen 11 hapa.” Por, për deputetin Muçi, po aq i padobishëm për ekonominë vendase është edhe ligji për investimet strategjike. “Të paktën dy prej këtyre projekteve kanë qenë vatra të nxehta konfliktesh mes komuniteteve lokale dhe investitorëve strategjikë. Komunitet lokale pretendojën se u janë falsifikuara dokumentat e pronësisë. Zoti Mucci ka mundësi t'i drejtoheni organeve të drejtësisë. Ndërkohë që opozita kërkon revokim për ligjin e Investimeve, qeveria ka një tjetër plan. Shqipëria po bëhet gati të krijojë një ligj të ri për Investimet Strategjike i cili do të bashkojë të dy ligjet nënjë ligj të vetëm. Pra do të ketë njëligj që do të promovojë dhe mbrojë investimet. “Që do të thotë që ky ligj nënrreshta nuk po funksionin..” Në fund, deputetët e maxhorancës u kërkuan kolegëve të krahut tjetër politik të mendojnë mbi efektet financiare që do të ketë shfuqizimi i këtyre dy ligjeve. Marrë shkas nga këto argumente, kryetarja e Komisionit, Anila Denaj, i kërkoi Këshillit të Ministrave informacion se cilat do të jenë efektet financiare të pushimit të fuqisë juridike të ligjit për “Paketën e Maleve” dhe ligjit për Investimet Strategjike. Kjo kërkesë bëri që asnjë nga nismat e deputeti Muçi të mos kalohej për votim.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11