Pas protestës masive të studentëve shqiptarë në Shkup, debati për gjuhën shqipe u zhvendos edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë një seance për të drejtat e gruas në Komisionin për Mundësi të Barabarta, deputetja shqiptare e Aleancës për Shqiptarët në opozitë, Ilire Dauti, bllokoi foltoren, pasi materialet nuk ishte ofruar në gjuhën shqipe, por vetëm në atë maqedonase. Ajo u përplas me nënkryetaren e komisionit dhe kërkoi ndërprerje të mbledhjes, për mosrespektim të ligjit për përdorimin e gjuhëve.