Top Channel/ Debati për donacionet, sqaron QSUT: Thirrja u bë shkurt, spitali është kompletuar
14/07/2026 19:33

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) prej disa muajsh kishte publikuar një listë me pajisje mjekësore të cilat kërkohen ne formë donacioni për spitalet. Në këtë listë ndër të tjera kërkoheshin edhe respiratorë, laringoskopë, defibritalorë, monitorë pacienti për matje invasive, elektrobisturi dhe shiringa elektrike. Lajmi u shpërnda dje në rrjetet sociale dhe ishte gjithashtu pjesë e akuzave të protesuesve për mungesën e investimeve në shëndetësi nga qeveria. Pas reagimeve të shumta, ditën e sotme në faqen e QSUT-së, kjo listë është hequr dhe faqja tashmë nuk ekziston. Pas polemikave të shumta të një dite më parë, ka reaguar edhe nënkryetari i Komisionit për Shëndetësinë, Eduart Shalsi, i cili sqaroi se publikimi i nevojave për pajisje në platformën e donacioneve të QSUT është një procedurë e rregullt dhe e detyrueshme me ligj, që synon të garantojë transparencën dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurisë publike. Sipas tij, identifikimi i nevojave kalon në një proces institucional mes QSUT-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme, përmes Drejtorisë së Inxhinierisë Klinike. Shalsi theksoi se njoftimi është publikuar që në muajin shkurt dhe se, aktualisht, të gjitha nevojat e listuara janë plotësuar. Ai sqaroi gjithashtu se pajisjet e shpallura mund të sigurohen përmes procedurave të prokurimit ose të hiqen nga lista në rast se ofrohen si donacion. “Është një procedurë që ka qenë atje, është vendosur njoftimi në shkurt, bëhet në mënyrë të rregullt. Sot që flasim të gjitha ato nevoja janë plotësuar, sepse nëse do të konsultoheshit me specialistë të mirëfilltë do të kuptoni se shpallen pastaj mund të prokurohen. Nëse dikush ofron, hiqet nga prokurimi. Kjo është një platformë që po mund ta diskutojmë a funksionon 100%, a mund të përmirësohet më mirë. Ky duhet të jetë niveli i debatit që duhet të bëjmë nëse jemi realisht të shqetësuar se çfarë mund të përmirësohet në sistemin shëndetësor”, u shpreh Shalsi.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48