Rianëtarësimi i Këshillit Kombëtar të Ullirit në organizatën ndërkombëtare COI nuk shqetësoi askënd në Komisionin e Bujqësisë. Anëtarët e opozitës, për të disatën herë, i bëjnë thirrje ministrit Andis Salla të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit, pasi, për ta, i pari i Ministrisë së Bujqësisë duhet të përgjigjet për skandalet që kanë përfshirë sigurinë ushqimore. “Koha ka ardhur, zoti kryetar. Ministri i Bujqësisë të vijë sa më shpejt këtu për të diskutuar problemet dhe hallet e fermerëve dhe t’i themi vetes një herë e mirë se bujqësia shqiptare është në ditët më të vështira.” Sapo u pa një parti malli në Kroaci për përdorim pesticidesh të paautorizuara, siç ndodhi me specin, dhe ul çmimin nën kosto. Kjo thjesht për kapricot e ministrisë, për të certifikuar që të mos bëhemi një lajm ndërkombëtar për ato pak produkte që certifikohen.” “Caktoni datën, zëvendësministër, për dëgjesën me ministrin dhe drejtuesit e institucioneve përkatëse. Është një vërejtje e drejtë.” Nëse prodhimi me pesticide, sipas Mziut, është kapriço e ministrisë, për zjarret në ullishta ai akuzoi qeverinë. Sipas tij, në vend të vajit, toka e ullirit do të prodhojë energji.