Ligji i barazisë gjinore edhe pas miratimit vazhdon të sjell përplasje mes parlamentarëve. Në komisionin e Edukimit ku deputetët u mblodhën për të diskutuar buxhetin me ministren e arsimit, ju drejtuan pyetje mbi efektin financiar që parashikohet për ndryshimin e kurrikulave me përfshirjen e edukimit gjinor. Opozita e paraqiti gjendjen shqetësuese për prekjen e sistemit arsimor larg formës tradicionale, ndërsa për ministren Kumbaro konceptet nuk janë shpikje e socialistëve por vijimësi e dispozitave ligjore prej kohës së qeverisjes të PD.