Top Channel/ Debati për armët, Kamala Harris: Po më hyri njeri në shtëpi, do qëllohet!
20/09/2024 15:24

“Nëse një i panjohur hyn në shtëpinë time, do të qëllohet”: Kamala Harris e bëri pohimin e pazakontë gjatë një shkëmbimi shakash me prezantuesen e njohur Oprah Winfrey në një bashkëbisedim mes tyre të transmetuar live në Michigan. Pas të qeshurave që pasuan, kandidatja demokrate për president u shpreh se “Me siguri nuk duhet ta kisha thënë një gjë të tillë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”. Harris e cila theksoi edhe gjatë debatit të fundit presidencial se ka armë në zotërim, nuk e kundërshton të pasurit e një arme për sigurinë personale, duke kujtuar se ka qenë prokurore, por mbështet ndalimin e armëve të sulmit. “Një armë zjarri e tillë është e projektuar për të qenë mjet lufte dhe nuk ka vend në rrugët e një shoqërie civile”, pohoi ajo në bisedën me Winfrey. Sulmi i fundit me armë në një shkollë të mesme në shtetin e Xhorxhias solli sërish në qendër të vëmendjes numrin e lartë të vrasjeve me armë në Shtetet e Bashkuara krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara në botë, sipas ekspertëve të shëndetësisë. Zëvendespresidentja Harris kërkoi ashpërsimin e ligjeve të armëmbajtjes. "Ne duhet t'i japim fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë njëherë e përgjithmonë. Këto incidente nuk duhet të ndodhin", tha ajo, ndërsa shtroi përparësitë e saj për këtë çështje që në fillim të fushatës duke deklaruar se “ nedo të miratojmë ligje për kontrollin e së kaluarës të blerësve të armëve dhe do të ndalojmë shitjen e armëve sulmuese". Ndërkohë, rivali i saj republikan Donald Trump, ka premtuar heqjen e kufizimeve për armëmbajtjen nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20