Olta Xhaçka mandati i së cilës ishte temë kryesore debati në parlament u shfaq jashtë sallës plenare, duke zhvilluar nje telefonatë të gjatë. Më pas nga foltorja e parlamentit ajo mohoi në mënyrë kategorike se ajo apo familja e saj janë përfitues të pasurisë publike siç akuzohet nga opozita.