Një debat i tensionuar në Komisionin e Ligjeve mes kryetarit Ulsi Manja dhe kreut të Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha. Përplasja nisi teksa Hoxha kërkoi që Unioni të shprehej edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Manja i kërkoi të fokusohej te projektligji që po shqyrtohej nga komisioni. Situata u tensionua më tej kur Hoxha këmbënguli se duhej t’i jepej mundësia të shprehte qëndrimin e Unionit pa u orientuar se çfarë duhej të diskutonte. Në një moment, pas replikave mes tyre, Manja urdhëroi fikjen e mikrofonit të Hoxhës.