Me ofensivën ruse në Ukrainë, gjithmonë e më shumë po tërhiqet vëmendja edhe ndaj Ballkanit Perëndimor. Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë, i kërkuan me insistim shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, që të vendosë me urgjencë në rend dite rajonin në takimin e radhës së Këshillit të Çështje të Jashtme.