Top Channel/ Debat për “Paketën e Maleve”, opozita denoncon abuzime me pronat
22/09/2026 19:33

Edhe sot, Komisioni për Burimet Natyrore nuk u shpreh për shfuqizimin e ligjit të “Paketës së Maleve”. Një ditë më parë, i njëjti komision kërkoi të dhëna mbi efektet financiare që do të sillte revokimi i këtij ligji. “Ne presim përgjigje nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave për të mësuar mbi efektet financiare që do të ketë shfuqizimi i këtij ligji”, shprehet Anila Denaj. Por për deputetin e PD-së, Gazment Bardhi, kjo kërkesë është thjesht një justifikim. “Nuk ka efekte financiare, ende nuk janë bërë investime. Pastaj, në faqen 9 të këtij ligji thuhet se nuk parashikohen efekte financiare, sepse nuk dihet volumi i investimeve”, tha ai. Ndërsa deputeti Blendi Himçi tha se, edhe pa nisur investimet, abuzimet me ligjin kanë filluar që në fazën e aplikimeve. “Unë jam deputet i Elbasanit. Kanë nisur aplikimet dhe është një djalë 25 vjeç. Ligji thotë se duhet ta ketë përdorur për 10 vjet. Si i bie që ky paska punuar që në moshën 15 vjeç? Po përdoren emra”, u shpreh Himçi. Për opozitën, “Paketa e Maleve” nuk do të sjellë zhvillim të zonave rurale, por mund të shkaktojë konflikte për pronësinë. “Ky ligj do të nxisë konfliktet e pronësisë, sepse mjaftojnë 45 ditë shpallje dhe bëhesh pronar, pa qenë pronari real i tokës”, deklaroi Gazment Bardhi. Për kryetaren e Komisionit, Anila Denaj, ligji i “Paketës së Maleve” është një zgjidhje më e mirë se ligji 7501, i cili u aplikua nga qeveria e shkuar. Ajo u shpreh: “Kemi parë që konfliktet e tokës në zonat rurale nuk u shuan as me ligjin 7501, edhe pse duhet thënë që ato toka më pas mbeten djerrë. A nuk meritojnë ata njerëz që kanë tokat atje t’u jepet mundësia t’i zhvillojnë?” “Ky është ligji që të bën pronar në bazë të investimit dhe nuk bën pronar ata që kanë tokat reale”, tha Redi Muçi. Për Denajn, zgjidhja nuk është nxitimi për votim apo shfuqizim të ligjit, por përmirësimi i tij. “Po kërkoni përmirësim, nëse doni zhvillim, dhe jo shfuqizim”, përfundoi ajo.

Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19