Deklarata e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, që u shpreh se po të ishte në vend të ish-presidentit serb Millosheviq do të kishte “spastruar etnikisht Kosovën” ndezi debatin në komisionin e jashtëm. Deputetët e opozitës i kërkuan llogari Igli Hasanit si kryetar i komisionit si dhe ish ministër i Punëve të Jashtme pse ka pasur mungesë reagimi.