Mateo dhe Brikena janë çifti i dytë që po kurorëzon dashurinë e tyre me një dasmë brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas Selin dhe Gimbos, sot po zhvillohet dasma e dytë, vetëm një ditë pas propozimit që Mateo i bëri Brikenës. Në shtëpi kanë hyrë edhe disa ish-banorë, ndër ta edhe Kristi, i cili po kurorëzon dashurinë e tyre. Të pranishëm në dasmë janë edhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, në rolin e dëshmitarëve. Gjatë darkës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpi, ku Brikena i tha “PO” Mateos, Vëllai i Madh, me anë të një Zarfi të Bardhë, i dha çiftit mundësinë të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Të pranishme ishin dhe disa nga ish-banorët, ndërkohë Kristi ka mbajtur fjalimin e ceremonisë. Ndërkohë Rogerti, Edisa, Juela dhe Miri ishin kundra kësaj dasme. Ndërkohë mbesa e Mateos solli unazat për çiftin, por në dasëm nuk mungoj edhe tezja e Brikenës. Çifti kanë qenë në një njohe 4 vite më parë, raport i cili nuk zgjati shumë gjatë. Ndërkohë marrëdhënia e tyre rinisi ku të dy u bënë pjesë e Big Brother VIP, ku Mateo e risolli në vëmendje historinë e tyre të dashurisë.