Në Has u mbajt “Dasma Hasjane” – një aktivitet që risolli me krenari një nga traditat më të vjetra shqiptare. Me rite autentike, veshje popullore dhe muzikë tradicionale, kjo ngjarje u shndërrua në një manifestim të gjallë të trashëgimisë sonë kulturore. Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, si dhe përfaqësuesve nga komunat Gjakovë, Prizren dhe Rahovec.