Top Channel/ Dasma e vitit në Indi! Nga Kardashian te Tony Blair, VIP-at që marrin pjesë në ceremoni
13/07/2024 15:48

Pas festave paramartesore, me koncerte nga Rihanna dhe Andrea Bocelli, një lundrim miliona paund rreth Mesdheut që tërhoqi ankesat për zhurmën nga vendasit dhe një shfaqje me fishekzjarre mbi Kanë, Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Indisë, Mukesh Ambani, do të martohet me Radhika Merchant, vajza e dy industrialistëve të pasur. Dasma tri ditore filloi të premten në mbrëmje me ceremoninë tradicionale hindu, do të ndiqet nga ceremonia shubh aashirwad të shtunën dhe do të kulmojë me një shfaqje ekstravagante maharajah, ku çifti do të betohet të dielën. Ndërsa kostoja e festimeve njëmujore të dasmës nuk është konfirmuar, analistët kanë vlerësuar se ato mund të kenë kushtuar deri në 50 miliardë rupi (462 milionë £). Kjo vlerë megjithatë është një pjesë të vogël e vlerës pasurisë neto të Ambanit prej 123 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Si të mjaftonte e gjitha kjo, për shfaqjen luksoze të fundjavës, familja ka ‘zabtuar’ disa pjesë të qytetit të Mumbait, duke shkaktuar kaos në sistemin e transportit të qytetit. Rreth 1.300 njerëz pritet të marrin pjesë në dasmë, duke përfshirë personazhe të njohur nga brenda dhe jashtë vendit. Narendra Modi, kryeministri indian, pritet të bëjë një paraqitje të shkurtër, bashkë me ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson dhe John Kerry, ish-sekretari amerikan i shtetit. Në listën e të ftuarve janë edhe Kim dhe Khloe Kardashian, ish-kampioni i boksit, Mike Tyson. David dhe Victoria Beckham mund të marrin pjesë, ndërsa thuhet se Adele, Lana del Ray dhe Drake do të performojnë. Dasma është një demostrim e pasurisë dhe fuqisë së babait të dhëndrit, Mukesh Ambani si dhe një shfaqje mahnitëse e pasurisë së elitës së re të Indisë.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04