572 vite më parë në Manastirin e Ardenicës është organizuar martesa e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut me Donikën. Për të përkujtuar këtë ditë në të njëjtën datë 26 prill, bashkia e Lushnjës solli traditën e dasmës së tyre. Dy fëmije, që simbolizonin çiftin në dasmë, të veshur me kostumet popullore të asaj kohe, bënë kurorëzimin e tyre brenda kishës.