Mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, do të organizohet dasma e dytë për këtë edicion. Pas propozimit që Mateo i bëri Brikenës për të qenë e dashura e tij dhe ajo tha “Po”, banori ka bërë kërkesë te Vëllai i Madh që të organizojne një dasmë. Ditën e sotme hyri një zarf i bardhë në shtëpi, ku banorët lajmërohen për dasmën që do organizohet në darkë. Mateo dhe Brikena nisën menjëherë të bisedonin se kë do ftonin dhe kë nuk do ftonin te dasma e tyre. Çifti kanë qenë në një njohe 4 vite më parë raport i cili nuk zgjati shumë gjatë. Mateo pasi hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, tregoi disa detaje nga njohja e tij më Brikena. Banori tregoi se njiheshin prej 4 vitesh dhe në atë kohë kanë shkruar dhe janë takuar me njëri-tjetrin. Kur u pyet për arsyen e ndarjes, ai tha thjesht për arsye madhore, por më vonë tregoi se ka qenë daja i Brikenës që ka ndërhyrë. Para pak kohësh në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka shkuar një parashutë surprizë për banoren, e cila është emocionuar shumë. Në parashutën në fjalë shfaqej një foto e Brikenës kur ka qenë e vogël së bashku me gjyshen e saj. Kjo surprizë ka ardhur nga daja i Brikenës, i cili i jep një mesazh mjaft të bukur dhe emocionues: “Brikena e ke dajën pas teje gjithmonë. Do e pimë kafen bashkë me Mateon me festuar pas fitores. Daja të do shumë”.