Shtetet e Bashkuara nuk e fshehin pakënaqësinë nga vendimi i Kosovës për targat, të kthyer në një ngërc të madh jo vetëm mes Prishtines e beogradit, por edhe mes saj e ndërkombëtarëve. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price doli hapur me ankesën se SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar i kërkoi Kosovës shtyrje me 10 muaj të zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të makinave dhe nuk prisnin vetëm një shtyrje të pjesshme.