Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se ekzekutivi i tij do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës në lidhje me rihapjen e shumëdiskutuar të urës mbi lumin Ibër në veri. “ Hapja e urës nuk është kundër askujt, veçmas kundër partnerëve ndërkombëtarë”, theksoi Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.