Top Channel/ DASH të njëjtin qëndrim si BE-ja:Nuk mund të barazohet vrasja e policit me të sulmuesve
28/09/2023 22:33

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, deklaroi për Radio Europa e Lirë se kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës me sulmuesit që ishin të përfshirë në vrasjen e tij që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. “Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. Gjithashtu kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent që po zhvillohet”, deklaroi Miller. Një qëndrim të ashpër ka mbajtur edhe Bashkimi Europian, i cili ka kritikuar Serbinë për shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë në veri të Kosovës, teksa ka theksuar se nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët. Zëdhënësi Peter Stano, gjatë konferencës për gazetarët në Bruksel, u shpreh se zyrat e BE-së në Prishtinë ulën flamurin në gjysmështizë gjatë së hënës, pasi u shpall ditë zie për policin e vrarë në sulm, por të njëjtin veprim nuk e kanë bërë me Serbinë, që po ashtu shpalli ditë zie për serbët e vrarë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21