Top Channel/ Dash Sula: Më hoqën si Spakist! I përgjigjet Berisha: Je i respektuar
12/03/2025 19:50

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme sipas tij “sepse jam “SPAKIST””. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ai shprehet se është mbështetës i fortë i strukturave të drejtësisë. “Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të listës për betejën e 11 majit. Por a po respektohen kriteret e Statutit të PD dhe te trumbetuara ne media?! Ndonëse 70-80% e kryesisë së PD defakto ishin kundër primareve, referuar statutit dhe insistimit të PD, primaret u zhvilluan. Si një deputet i qarkut të Elbasanit që përfaqësoj Bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh, pas 4 vitesh deputet u futa me bindjen pa bërë kulisa të brendshme për të parë a kisha mbështetjen e demokratëve për ri përfaqësuar edhe një mandat. Faleminderit demokratëve, të Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshir e Belshit, dola i pari si më i votuar. Në 4 vite si deputet kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë e shumë të tjera. Instituti i Studjimeve Politike më ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në Opozitë Bërje. Çdo ditë kam mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojt edhe Partinë Demokratike. Kam takuar mijëra Shqiptarë në diasporë në këto 2-3 muajt e fundit me një objektiv dhe dëshirë të vetme, ti bind të kontribojne për të bërë vendin e tyre të begatë. Jam pritur me shumë respekt siç edhe i vlersojë. Por, të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”. Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë. Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend. Për veten nuk kam asnjë keqardhje, kur e nisa këtë rrugë në 2005 as e kisha menduar se do rrija në politikë për 20 vjet. Të vetmen keqardhje e kam për demokratët e qarkut të Elbasanit dhe ata mijëra që kam njohur e takuar këto 2-3 muajt e fundit në Diasporë. Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë… ftoj të gjithë demokratët që për më shumë të më ndjekin sot në orën 21:00 në media”-shkruan Sula.

Top Channel/ Ministrja Ismaili-Berishës: Shqiptarët nuk e harrojnë SHIK tuaj, sot askush nuk…
24/09 12:19
Top Channel/Berisha sulmon ministren Ismaili:Si u bërë deputete ti, ke kaluar ndonjëherë nga zyra…
24/09 12:13
Top Channel/ ‘Shqipërisë i ulët kokën përgjithmonë’, Tabaku për Vlora Hysenin: Njollë e turpshme…
24/09 11:32
Top Chanenl/ Tensione në Kuvend, Noka bllokon Foltoren, ndërpritet sërish seanca plenare
24/09 11:31
Top Channel/ ‘Vlora turpëroi edhe emrin e qytetit tonë’, Zhupa: Rama të dorëhiqet, e turpshme…
24/09 11:30
Top Channel/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin/ Klosi-Berishës: Shefi yt akuzohej për vrasje…
24/09 11:23
Top Channel/ ‘I keni nxjerrë bojën Shqipërisë’, Kapri: Rama të dorëhiqet, kjo gjëmë…
24/09 11:20
Top Channel/ ‘Zemër ti fik radarët’, Noka: Do krreheni, siguria ka rënë, ky Kuvend nuk…
24/09 11:17
Top Channel/ Klosi shpërthen në Kuvend ndaj Berishës, Opozita bllokon Foltoren, godasin…
24/09 10:57
‘Top Channel/ ‘Jeni skllevër të padrinos’, Berisha në Kuvend: Rama të vijë këtu, kjo seancë…
24/09 10:55
Top Channel/ ‘Ju kanë shpërthyer ujërat e zeza’, Berisha: S’ka pasur asnjë ditë si kjo, Hyseni…
24/09 10:55
Top Channel/’Ju ka dalë të gjithëve emri’ ,Berisha shpërthen në Kuvend: Pelesh kur të thashë…
24/09 10:46
Top Channel/ ‘Nuk ka rekord më të zi se ky’, Berisha: Dokumentet e shtetin në duart e lubisë
24/09 10:46
Top Channel/ Kuvendi/ Berisha: Seancë e turpshme, rasti i Vlora Hysenit i treti në histori
24/09 10:45
Top Channel/ Berisha mbledh kryesinë për çështjen e SHISH: Nuk do bojkotojmë
23/09 23:15
Top News- Berisha kërkon mobilizim. Zbardhen skenarët e demokratëve kundër socialistëve
23/09 22:57
Tmerr në Durrës/ Zjari në Lalëz, dalin detajet e reja
23/09 21:13
Top News- “Pa largimin e Ramës Shqipëria vetëm do rrokulliset”, Berisha kërkon bashkim
23/09 21:12
Top News- Berisha: Të shfrytëzojmë çdo mundësi, t’i japim goditjen Ramës
23/09 21:11
Top News- Berisha mesazh demokratëve: Të ngrihemi më këmbë, përballje me regjimin
23/09 21:10