Top Channel/ DASH shmang Berishën për “non grata”, nuk i përgjigjet medias amerikane
16/04/2025 23:49

Një ditë pasi Sali Berisha sulmoi ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, që mori vendimin për shpalljen “non grata” të kreut të opozitës, duke thënë se ai është vetë “non grata” në SHBA, vjen reagimi nga Departamenti i Shtetit. Rrjeti i njohur amerikan “Fox Neës” i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në Shqipëri, ku ndalet dhe te shpallja “non grata” e Sali Berishës. Lidhur me këtë çështje, “Fox Neës” i është drejtuar me një shkresë Departamentit Amerikan të Shtetit, por ky fundit ka refuzuar të komentojë. “Berisha pretendon se sanksionet ndaj tij ishin “të bazuara tërësisht në lobimet” e George Soros dhe Ramës. Ai tha gjithashtu se anëtarët e administratës së Biden “e kthyen Ambasadën e SHBA në Tiranë në një zyrë të madhe prokurorie”, duke u kërkuar mbështetësve, gazetarëve dhe njerëzve të biznesit të ndalonin mbështetjen ndaj Berishës dhe partisë së tij dhe se Departamenti i Shtetit ‘u kërkoi vendeve të tjera të më sanksiononin dhe të më izolonin mua’”, shkruan media amerikane. Pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Berisha deklaronte se do i hiqej sanksionimi, por deri më tani nuk ka ndodhur asgjë, ndaj dhe kreu i opozitës u shpreh se “non grata” po e pengon në fushatën e tij elektorale. “Sigurisht që më dhemb, sepse nuk jam në gjendje të takohem me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë kaq të shumtë dhe në këto zgjedhje, për herë të parë kanë të drejtë të votojnë partinë dhe kandidatin që preferojnë në vendin e origjinës”. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ata nuk kishin asnjë koment në lidhje me pretendimet e Berishës se entitetet amerikane i kthyen mbështetësit kundër tij. “Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të “Fox Neës Digital” nëse sanksionet ndaj Berishës duhen mbajtur në fuqi dhe nëse ato pengojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, shkruan rrjeti amerikan.

Top News- ‘Nuk tërhiqemi nga protesta, është pjesë e jona’, Berisha mobilizon strukturat e Tiranës
03/11 22:23
Top News – ‘Kuvendi të jetë hapësirë dialogu’/ Ambasadorja e BE në Shqipëri takim me Gazment Bardhin
03/11 19:30
Top Channel/ Berisha “hyn mes” Ramës e Veliajt. Kreu i PD: Po përplasen për zgjedhjet e Tiranës
03/11 15:14
Top Channel/ Rama: Synimi për mbylljen e negociatave me BE në 2027 dhe kritikat për Serbinë
03/11 15:07
Top Channel/‘Nuk ka qeveri kujdestare’, Manja-Bylykbashit:Kemi numra për të kaluar ligje me shumicë
03/11 11:20
Top Channel/ ‘Tërmet fiskal’, Bylykbashi: Kemi ditarin e Veliajt, kërcënime që i dimë dhe…
03/11 10:35
Top News – ‘Shkalla e Meritës’ në administratë. Rama-Do vlerësojmë punonjësit më të mirë në shtet
02/11 16:15
Top Channel/Cuçi: Mos mu hakërre mua, kjo si barsoleta me krimbin’, Kapri:Ulja e TVSH nuk do…
02/11 15:07
Top Channel/ Buxheti 2027/’Projekt i pabesë’, Kapri: Ndryshimi i TVSH ‘rrufe në qiell të pastër’…
02/11 14:58
Top Channel/ Buxheti 2027, Ministri Malaj prezanton prioritetet dhe investimet më të rëndësishme
02/11 14:35
Top Channel/ Kryeministri Rama prezanton planin e ri për administratën, tregon si të aplikoni për…
02/11 14:16
Top Channel/Rama:Besa dhe Pasqyra reflektim konkret për të lexuar atë që i nxori ata njerëz në shesh
02/11 14:15
Top Channel/ ‘Po ndërtojmë një administratë që t’i shërbejë Shqipërisë sot’, Rama: Kjo ministri…
02/11 13:52
Top Channel/ ‘Falë IA gjithçka do të jetë transparente’, Rama: Shkalla e Meritës një element që…
02/11 13:50
Top Channel/ ‘S’ka ‘hiq Lolin e sill Colin’ Rama: Shkalla e Meritës do mbështetet në instrumente…
02/11 13:49
Top Channel/ Vlerësimi mbi shkallën e meritës në administratë, Rama: Dallim sistemik për ata që…
02/11 13:41
Top Channel/ ‘Shembull në Rajon për teknologjinë’, Rama: Jemi grupi më i përparuar në…
02/11 13:38
Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07