Top Channel/ DASH reagon për Berishën, sqaron vendimin për “non grata”
11/06/2026 19:52

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar për Top Channel deklaratën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se i është hequr non grata. Në një përgjigje përmes postës elektronike thuhet se DASH ka bërë përjashtime për disa nga përcaktimet e nenit 7031 ku është bazuar non grata e pesë viteve më parë. “Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi një zëdhënës i DASH për Top Channel. Sipas përcaktimeve të DASH, waiver do të thotë përjashtim nga zbatimi i një mase ose kufizimi, i dhënë nga autoriteti që e ka vendosur atë. Në rastin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, një waiver nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendimi fillestar është anuluar. Ai do të thotë se, për arsye të caktuara (shpesh të lidhura me interesin kombëtar të SHBA-së), personi ose subjekti përfiton një përjashtim nga pasojat e atij vendimi. Për përcaktimet sipas nenit 7031(c), të cilat zakonisht lidhen me akuza për korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe sjellin ndalim hyrjeje në SHBA për personin dhe familjen e tij, një ëaiver mund të nënkuptojë që: kufizimi i udhëtimit nuk zbatohet në një rast të caktuar; personi lejohet të hyjë në SHBA për arsye specifike; ose disa pasoja të përcaktimit pezullohen. Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja i humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij. Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruante se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë. “Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- thekson sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

Top Channel/ Meta akuzon Yuri Kim dhe McGonigal për ndikim në hetimet e SPAK
12/11 19:33
Top News-Pushimet e çiftit shqiptar kthehen në makth.Gruaja humb fëmijën,burri rrezikon 15 vite burg
12/11 19:15
Top News- Rrëzohet helikopteri ushtarak dhe shpërthen në flakë, ngjarja alarmon Turqinë
12/11 19:00
Top News- Me kallash e pistoletë në duar/ Dhunuan 64-vjeçarin, Gjykata i shpall të pafajshëm
12/11 18:52
Top News- ‘Nuk do të bashkëpunojmë’/ Lista Serbe kundër studentëve: Retorika si e Prishtinës
12/11 18:30
Top Channel/ Kryemadhi pas gjyqit: Kam mesazhin e ambasadorit, ja kush përfshihet në çështjen tonë
12/11 18:11
Top News – Nafta e Putinit ‘endet’ në oqeane / Asnjë anije në SHBA, nuk po gjejnë blerës
12/11 17:19
Top News – 13 nëntor 2026, ‘Fundi i Botës’ / Studimi i 1960-ës parashikoi apokalipsin këtë të premte
12/11 17:19
Top News – Katër emra për të pasuar Trumpin / Kryesojnë Vance, Rubio, Ossoff dhe Buttigieg
12/11 17:19
Top News- Marrëveshjet e Serbisë me Kosovën/ Lista Studentore paralajmëron rishikimin e ujdive
12/11 17:11
Top News – Lidhja jashtëmartesore me spiunen kineze/ Jep dorëheqjen shefi i NVIDIA-s, Jensen Huang
12/11 17:10
Top News – Pronat në qytet çmimi si në fshat. Durrës, miratohet vendimi për shpronësimet
12/11 17:04
Top Channel/ Katër orë në pyetje, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Fier
12/11 16:43
Top News – ‘SPAK është ndikuar nga Yuri Kim’/ Meta akuza në Gjkko-më kërcënuan 5 ambasada
12/11 16:41
Top News – Profili i kandidatëve për kryetarë/ Berisha udhëzon anëtarësinë për zgjedhjet e 9 majit
12/11 16:35
Top Channel/ Me 2 kallashë e 1 armë terrorizojnë lagjen e dhunojnë burrin në Shkodër, pamje të rënda
12/11 16:13
Top Channel/ 35 vite Shoqata Tirana. “Nderi i Kombit” feston përvjetorin
12/11 15:44
Top Channel/ 250 vende të lira në ushtri. Fushata e rekrutimit mbërrin në Gjirokastër
12/11 15:42
Top Channel/ 17-vjeçari arrestohet për shpërthimin e tritolit në makinën e punonjëses së bashkisë
12/11 15:42
Top Channel/ Bllokohen lodra dhe ushqime. Dogana ndalon 156 mijë njësi ushqimesh dhe lodrash
12/11 15:40