Debate të shumta të brendshme rrethuan ndërhyrjen e policisë së shtetit në kampin e opozitës iraniane në Manzë të Durrësit, ku janë strehuar rreth 3 mijë pjesëtarë të saj. 15 efektivë dhe 21 anëtare të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) u lënduan gjatë konfrontimeve aty. Departamenti amerikan i shtetit e konsideron të drejtë dhe legjitim aksionin policor.