Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Kosova t`i rikthehet procesit të dialogut. Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Laëton, pohoi gjatë një séance dëgjimore në Nënkomisionin për Europën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve se SHBA-ja e mbështet njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe synon t`i vazhdojë përpjekjet diplomatike edhe me katër vendet anëtare të NATO-s që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.