Një kabllogram i Departamentit Amerikan të Shtetit, i dërguar në mesin e qershorit në më shumë se 20 ambasada amerikane, ka kërkuar informacion mbi grupet ekstremiste të majta, raporton The Washington Post. Disa prej ambasadave kanë kthyer përgjigje, por asnjëra nuk ka deklaruar se ndan të njëjtin vlerësim me administratën amerikane për nivelin e kërcënimit. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë ndryshe situatën.